Flash News

E-TJERA

Hakmarrje? Zbardhen detaje të reja nga vrasja në burgun e Peqinit

Hakmarrje? Zbardhen detaje të reja nga vrasja në burgun e Peqinit

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj pasi është kthyer nga zona e ajrimit, është afruar në qelinë ku ndodhej Arben Lleshi bashkë me Indrit Shaqjan.

Mjacaj e ka thirrur në emër Lleshin, dhe pasi ky i fundit është ngritur në këmbë dhe është afruar në dritaren e derës së qelisë, ai e ka qëlluar me tre plumba.

Nga plumbat mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja. Lala bën me dije se dyshohet se Mjaca është urdhëruar për vrasjen e Lleshit, për arsye hakmarrjeje.

Mbetet ende e paqartë se si është futur arma brenda këtij burgu të sigurisë së lartë.

Të fundit