Flash News

E-TJERA

Hapet zyrtarisht gara për kreun e SPAK, ja kriteret për kandidatët

Hapet zyrtarisht gara për kreun e SPAK, ja kriteret për

Me 11 vota pro, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar zyrtarisht këtë të mërkurë nisjen e procedurave për përzgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është caktuar më 8 tetor, ndërsa kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere kyçe, të cilat do të jenë vendimtare në procesin e përzgjedhjes:

  • Eksperiencë në çështje sensitive, veçanërisht në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit;

  • Aftësi drejtuese dhe organizative për menaxhimin e një strukture të posaçme si SPAK;

  • Përvoja në hartimin dhe miratimin e rregulloreve administrative për funksionimin institucional;

  • Eksperiencë në çështje me jehonë të lartë publike dhe aftësi për ndërveprim të përgjegjshëm me median;

  • Aftësi në menaxhimin e burimeve njerëzore, me fokus në drejtim efektiv dhe motivim profesional;

  • Vizioni strategjik për organizimin dhe funksionimin e SPAK, që garanton një institucion të pavarur dhe efikas;

  • Imazhi publik dhe integriteti profesional gjatë karrierës si prokuror.

Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe OPDAT, duke dhënë mbështetje për procesin e përzgjedhjes dhe rëndësinë e një institucioni të fortë dhe të pavarur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të fundit