Flash News

E-TJERA

Harta e re gjyqësore, avokati Lena: Do bojkotojmë seancat e masave të sigurisë, lirohen njerëz të rrezikshëm

Harta e re gjyqësore, avokati Lena: Do bojkotojmë seancat e masave

Harta e re gjyqësore për Gjykatat e Apelit, Administrative, dhe për Shkallën e Parë ka pothuajse përgjysmim në të gjithë nivelin e gjykatave në vend.

Dhoma e Avokatisë pas mbarimit të bojkotimit në rang vendi për 4 ditë të çdo seance gjyqësore, tashmë avokatët kanë paralajmëruar se në vijim nuk do përjashtojnë edhe ato të masave të sigurisë.

Avokati Arben Lena duke folur në një lidhje me Skype në emisionin ‘Politiko’ në Top News thotë se me situatën e krijuar avokatët do bojkotojnë edhe seancat për masat e sigurisë.

Sipas tij, kjo do të sillte mundësinë e lirimit të njerëzve të rrezikshëm.  

“Me hartën e re gjyqësore kemi një situatë të vështirë që kërkon të zgjidhet me një zgjidhje të keqe. Dhoma e Avokatisë doli sot me një deklaratë dhe i jep fund grevës 4 ditore. Ne kemi propozuar që të të bojkotohen seancat për masat e sigurisë. Pra, nëse kemi një person me urdhër ndalimi, mbahet 48 orë nga prokuroria, 48 në gjykatë, dhe mos prania e avokatit do lejojë që këta njerëz që mund të jenë me rrezikshmëri të lartë të dalin të lirë.

Ata nuk mbahen më shumë se 96 orë. Nuk jemi kundër hartës së gjyqësorit. I kemi nxjerrë disa kërkesa tonat KLGJ. Nga 6 gjykata Apeli të jenë 4 në vend. Për gjykatat e përgjithshme që të qëndrojë gjykata e Sarandës deh Lac Krujë të bëhet një. U miratua vetëm ajo e Sarandës. Është e përcaktuar që banori duhet ta ketë 1.5 orë larg”, thotë avokati Lena.

Të fundit