Flash News

E-TJERA

Helmimi masiv në Krujë, Prokuroria nis hetimet për "ndotje të ujërave"; dyshime për përzierje me ujërat e zeza

Helmimi masiv në Krujë, Prokuroria nis hetimet për "ndotje

Prokuroria ka nisur hetimet për helmimin masiv që ka ndodhur në Krujë, ku afro 400 qytetarë kanë përfunduar në spital, që prej ditës së dielë.

Organi i akuzës po heton për "ndotje e ajrit e ujërave", sipas 'News 24' që shton se në qytet ka dy depozita të ujit të pijshëm, të cilat dyshohet se janë përzier në kanalizime me ujërat e zeza.

Mostrat e ujit janë marrë, por ende nuk kanë dalë përfundimet e analizave. Gjendja shëndetësore e qytetarëve nuk ka qenë problematike dhe janë trajtuar vetën në spitalin e këtij qyteti.



Të fundit