Flash News

E-TJERA

Helmimi në çerdhe, bashkia Kamëz: Është vetëm një fëmijë, po bëjmë dezinfektimin

Helmimi në çerdhe, bashkia Kamëz: Është vetëm

Pak më parë, Syri TV denoncoi një rast helmim në një çerdhe në Kamëz. Sipas denoncimit të prindërve, rreth 20 fëmijë ishin helmuar për shkak të pranisë së salmonelës në ushqime.

Bashkia Kamëz ka reaguar pas publikimit të rastit. Përfaqësuesja e Arsimit në Bashkinë Kamëz, Vilma Plaku, tha për Syri TV se vetëm një fëmijë është helmuar dhe se rasti është izoluar.

Sipas saj, nuk është vërtetuar nëse fëmija është helmuar në çerdhe apo jo, por institucioni është mbyllur për t’u bërë dezinfektimi.

Biseda:

SYRI TV: Pra, është vetëm një fëmijë?

Plaku: Vetëm një fëmijë, po.

Syri TV: Është vërtetuar që është helmuar në këtë çerdhe?

Plaku: Jo, nuk është vërtetuar, pasi nga kontaktet që ne kemi pasur me prindërit, mjeku që e ka ndjekur fëmijën  në spitalin “Nënë Tereza” dhe e ka referuar rastin në Drejtorinë e Shëndetit Publik, ka thënë se mund të jetë i mbartur si rast dhe për shkak se fëmija ka qënë me një imunitet për shkak të virozëve, ka sjellë shqetësime tek fëmija.

SYRI TV: Kjo situatë ka ndodhur para katër ditësh. Çfarë ka ndodhur em fëmijët, pasi çerdhja ka qënë e mbyllur?

Plaku: Janë njoftuar prindërit që do të bëhet dezinfektimi i çerdhes dhe do të rikthehen sapo ambienti të jetë i përshtatshëm për rifillimin e mësimit.

Të fundit