Flash News

E-TJERA

Heqja e pasaportave për kombëtaren, Meta: Hakmarrje primitive për shkak të qëndrimeve kritike të futbollistëve

Heqja e pasaportave për kombëtaren, Meta: Hakmarrje primitive për
Foto ilustruese

Vendimi i pabesë dhe hakmarrje primitive. Kështu e ka cilësuar Presidenti Ilir Meta ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave diplomatike për futbollistët e kombëtares. Sipas Kreut të Shtetit, ky vendim ka ardhur për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve.

"Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë", shkruan Meta në Facebook. Ky i fundit shpreh bindjen se pas 25 prillit, vendimi do të tërhiqet.

Kujtojmë që futbollistët e kombëtares dhe delegacioni i saj u pajisën, me pasaportë diplomatike pas një VKM të datës 23 qershor të vitit 2016, menjëherë pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Europian, por me një tjetër VKM të datës 12 qershor të vitit 2019, këto subjekte nuk cilësohen më si kategori që e gëzojnë këtë të drejtë

Të fundit