Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi denoncon Manastirliun: Ngriti zyrë të re pranë qendrës së votimit. KQZ hesht se ka marrë urdhër

Vokshi denoncon Manastirliun: Ngriti zyrë të re pranë

Ndonesë e sotmja me Kod Zgjedhor konsiderohet “heshtje zgjedhore”, sërish politikanët kanë qenë aktiv duke denoncuar njëri-tjetrin për abuzime dhe shkelje të ligjit gjatë zgjedhjeve.

Është kandidatja për deputete në Tiranë nga PD, Albana Vokshi, e cila denoncon rivalen e PS-së Ogerta Manastirliu se ka ngritur zyrë elektorale pranë qëndrës së votimit.  

“Albana Vokshi denoncon shkeljen e Kodit Zgjedhor nga Ogerta Manastirliu: Ka ngritur nje zyre te re elektorale prane qendrave të votimit tek Servete Maçi. KQZ heshti prej 2 javesh edhe per shkeljet e tjera”, shkruan Partia Demokratike në faqen zyrtar.

Ndërsa Vokshi në një video ‘live’ shprehet ndër të tjera, “Kodi Zgjedhor përcakton që Shtabet Elektorale të partive politike nuk mund të jenë në një distancë brenda 300 metra nga qendra e votimit, ndërsa këtu është shtabi elektorale i Manastirliut, 20 metra pranë qendrës së votimit”.

Sipas saj KQZ dhe policia bashkiake heshtin sepse kanë marrë urdhër nga Ogerta Manastirliu.

“Këto shtabe elektorale mund të kthehen nesër në qendra për shit-blerjen e votës”, shtoi më tej Vokshi.  

Të fundit