Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Hetimet/ Si u nxor në pritë “Akili” nga ish-shefi i policisë Dedan Gjoni
Historia e pabesueshme e një komisari policie në ndjekje të krimit, por që rrugës kishte humbur busullën e drejtimit të misionit të tij të vërtetë.
Kjo është historia e Dedan Gjonit, një zyrtari karriere në Policinë e Shtetit, që ndryshe nga e vërteta që duhej të udhëhiqej në misionin e tij, duke shfrytëzuar potencialet dhe mundësitë që i jepte uniforma, dyshohet se ishte vënë në shërbim të plotë të krimit. Madje duke u vetëofruar, tua nxjerrë në pritë, si në një banket ku serviret mish gjahu, rivalë të egër, të cilët kundërshtarët e tyre nuk kishin mundësi t’i ndiqnin apo edhe t’i eleminonin.
Ashtu siç del se kishte vepruar gjithmonë, duke luajtur rolin e një agjenti dyplanësh, atë të zyrtarit të nderuar të policisë dhe paralelisht atë të shërbëtorit të përulur të krimit.
Një punë që mesa duket Dedan Gjoni e kishte fort për zemër, pasi ashtu siç kishte vepruar në rastin e dy vëllezërve shqiptarë me banim në Britaninë e Madhe, për të cilët kishte marrë porosi, që ti ndiqte lëvizjet e tyre dhe të familjarëve, me qëllim ekzekutimin, biseda tashmë të zbuluara nga zbërthimi i aplikacionit Sky ECC.
Po kështu ai kishte vepruar edhe me një prej atyre që cilësohen si të fortët e Durrësit. Por që ndryshe nga rasti i dy vëllezërve shqiptarë në Britani, për të cilët ai kishte marrë porosi që ti ndiqte, në historinë që do të tregojmë më poshtë Dedan Gjoni, ofrohet vetë te një grup kriminal të nxjerrë në pritë kundërshtarin e tyre.
Madje duke ua nxjerrë në pritë nga dera e komisariatit të Durrësit, aty ku e kishte ndaluar për disa orë objektivin aq shumë lakmuar nga miqtë e tij, të cilët kishin një rast të artë për ta hequr qafe, kjo gjithçka tashmë sipas dosjes hetimore nis mesditën e datës 17 Shtator 2019.
Në atë që besohet se ka qenë një kontroll rutinë policor në qytetin e Durrësit, por që është ende në aspekt i dyshimtë, nëse kontrolli ishte në të vërtetë i tillë në kuadër të masave që merr policia, apo ishte një plan i stisur për të futur në grackë, një tjetër prej të fortëve të Durrësit, që ndërkohë po lëvizte me makinë të blinduar në qytet.
Ky i fortë ishte Xhevdet Plaku, i njohur me pseudonimin ‘Akili’, nofkë të cilën nuk dihet se përse e ka vendosur apo ia kanë vënë, kjo për faktin se ishte këmbëshpejtë në punët e drogës, ku ishte përfshirë jashtë vendit, apo sepse kishte treguar aftësi të veçanta, në mënyrën se si kishte mundur të manovronte si një xhongler i vërtetë me ligjin, duke ia hedhur pse jo, shpeshherë. Por ajo që dihet dhe që tashmë është mësuar, është se Xhevdet Plaku, i cili krahas gjeneraliteteve të tij, mbante edhe rekordin absolut të 25 identiteteve të ndryshme, ishte vënë në ndjekje, nga një tjetër bandë kriminale, edhe kjo në Durrës.
Kjo bandë ishte ajo e drejtuar nga Rexhep Rapi i njohur si Kep Arapi, si ‘I forti i Sukthit’, një personazh gati në hije, për punët e këtushme të protagonistëve të krimit, por që në vërtetë ishte një njeri me shumë ndikim në botën e errët, të drogës dhe vrasjeve.
Një personazh që nuk u ndal kurrë në përpjekjet e tij për të marrë hak për vëllain e vrarë.
Hetimet tregojnë se Xhevdet Plaku dyshohet se ekzekutoi në Itali, bashkë me një person tjetër, vëllain e Kep Arapit, Sali Rapin, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Savonas, në vitin 2000.
Pavarësisht se pas 14 vitesh përballje me drejtësinë, Xhevdet Plaku mori pafajësinë, për të fortin e Sukthit, vrasja e të vëllait të tij nuk kishte asnjë dyshim se ishte kryer nga Plaku, i cili ndërkohë thuhet se drejtonte trafikun e drogës nga kryeqyteti hollandez i Amsterdamit, ku edhe ndodhej.
Pikërisht, kjo vrasje, do të ishte jo vetëm fundi i një ortakërie të mbyllur jo thjesht me kokën mënjanë, por edhe fillimi i një tjetër lufte, që do të kërkonte tashmë një sagë hakmarrje, por që mesa duket Kep Arapi, nuk kishte mundur ta finalizonte si duhet, edhe pse vitet kishin rrjedhur dhe koha i kishte lënë vend të tjera angazhimeve.
Kjo ndoshta për faktin sepse armiku i tij Xhevdet Plaku, jo vetëm ishte ende i fuqishëm, apo i fortë siç pëlqen të thuhet në Shqipëri, por kishte vazhduar të kujdesej për sigurinë e tij, duke mos e ulur për asnjë moment vigjilencën, ashtu siç u pa të lëvizte edhe atë paradite të 17 shtatorit 2019, me një automjet të blinduar në rrugët e Durrësit.
Para se të ndalohej nga oficeri i policisë, Dedan Gjoni, dhe pa e ditur se ky ndalim nuk ishte edhe aq rastësor sa dukej, ose të paktën ai vetë nuk nuhati diçka të tillë në atë moment, por ishte i porositur nga armiqtë e tij, të cilët duke mos pasur mundësi ta gjenin të lirë dhe të shkujdesur, kishin rekrutuar një zyrtar policie që këtë kohë kryente shërbimin e tij në policinë e Durrësit.
Kjo histori kriminale do të zbërthehej falë një hetimi të nisur në shkurt të vitit 2022 nga Prokuroria e Posaçme, që kishte në duar informacione të shërbyera tashmë nga autoritetet e drejtësisë holandeze, të cilët kishin nisur ndërkohë një hetim për Dejvi Gjermënin, që mbante pasaportë shqiptare dhe greke, nën dyshimet se ai ishte pjesë e një organizate kriminale që kishte ngritur shtëpi bari në qytetin Limburg, Holandë.
Për këtë arsye për të dokumentuar përfshirjen e Gjermënit në aktivitet kriminal, prokurorët holandezë vendosën ta mbanin atë në përgjim në ambientet e biznesit të tij, por edhe në automjetin personal, aty ku mes të tjerash, ata ranë në dijeni edhe të planit për vrasjen e shqiptarit tjetër, Xhevdet Plaku.
“Nga hetimet janë evidentuar disa shtetas shqiptarë të cilët kanë tentuar më shumë se një herë eleminimin në Shqipëri të një shtetasi shqiptar të quajtur Xhevdet Plaku. Nga metodat speciale të hetimit janë zbuluar biseda në aplikacione të kriptuara si dhe biseda të regjistruara nëpërmjet përgjimeve ambientale. Autoritetet holandeze të drejtësisë, informojnë se konflikti ndërmjet shtetasve Rexhep Rapi dhe Xhevdet Plakut ka bazë hakmarrjen, kjo për shkak se, në vitin 2000 në Savona të Italisë është vrarë me armë zjarri shtetasi Sali Rapi, vëllai i Rexhep Rapit. Vrasja e Sali Rapit, dyshohet se është kryer nga shtetasit Xhevdet Plaku dhe B.P, për shkak të përfshirjes së tyre në veprimtari kriminale të trafikimit të narkotikëve dhe qenieve njerëzore. Dejvi Gjermëni rezulton se komunikon me persona të ndryshëm në lidhje me këtë ngjarje, disa prej të cilëve nuk janë identifikuar. Në një nga bisedat e përgjuara, Gjermëni po kështu informon bashkëbiseduesin duke i treguar se zyrtari i policisë Dedan Gjoni, ka pasur një rol ndihmës për personat që do kryenin vrasjen e Xhevdet Plakut, duke e marrë në pyetje, në një procedurë të rregullt konform standardeve të policisë”, thuhet në dosjen hetimore.
Por me të përfunduar intervistimin, ai e ka lënë të lirë dhe deri këtu asgjë nuk është dukur anormale, deri në momentin kur katër vite më pas, zbërthimi i bisedave që grupet kriminale kanë bërë me njëra-tjetrën, apo me oficerë të policisë, zbuluan edhe komunikimet që Dedan Gjoni kishte me Dejvi Gjermënin, një prej të dyshuarve si pjesëtarë të grupit të Kep Arapit, kundërshtar i përbetuar i Xhevdet Plakut, ku i forti i Sukthit del se kërkonte me çdo kusht kokën e Plakut, dhe për këtë motiv ishte i interesuar të kishte informacion për çdo lëvizje të tij.
Porosi që Gjoni jo vetëm e ka përmbushur me devotshmëri, por edhe ia bëri gati Kepit, prenë e tij, duke ia nxjerrë Plakun në pritë, mbrëmjen e 17 Shtatorit 2019, kur e kishte ndaluar duke e marrë në pyetje.
Ajo çfarë rezulton më pas është se Dedan Gjoni ka qenë me patrullën e policisë kur ka konstatuar një makinë të blinduar të cilën ka vendosur ta ndalojë dhe ta kontrollojë. Personi që ai ndalon i është prezantuar si Xhevdet Plaku me mbiemrin e ndryshuar Kiss.
“Dedan Gjoni nëpërmjet Ëhatsapp-it i ka dërguar Gjermënit foton e Xhevdet Plakut dhe një mesazh ku i thotë që ky i fundit do të dalë në orën 20:00 nga dera e pasme e rajonit të policisë. Këtë informacion Dejvi Gjermëni më pas ia ka dërguar një personi me emrin Geri, identifikuar si Algert Rapi, nipi i Rexhep Rapit. Nga këqyrja e të dhënave në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ka rezultuar se, më datë 17 Shtator 2019, në orën 10:10, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, Durrës shtetasi Xhevdet Haziz Kiss alias Xhevdet Plaku, me arsyen se është i dyshuar për kryerjen e një vepre penale. Nga këqyrja evidentohet se shtetasi Xhevdet Hazis Kiss alias Xhevdet Plaku ka dalë nga komisariati i policisë në orën 20:10, të datës 17 Shtator 2019, fakt ky që përputhet ekzaktësisht me bisedën e të hetuarit Dejvi Gjermëni”, thuhet në dosjen hetimore.
Por kur pritej që Xhevdet Plaku të qëllohej me të dalë nga komisariati i policisë, grupi u tërhoq nga realizimi i objektivit.
Në atë kohë arsyet e mosvënies në funksion të planit për të vrarë Plakun, ishte frika e dekonspirimit, por në një bisede të mëvonshme të përgjuar ne zyrat e biznesit të tij, Dejvi Gjermëni ankohet për atentatorët, të cilët siç ai thotë nuk kanë punuar si duhet, sepse kanë shkuar të armatosur me armë kallashnikov në afërsi të rajonit të policisë ku ishte ndaluar Xhevdet Plaku. Por shumë vite më pas, me zbardhjen e bisedave të përgjuara, midis pjesëtarëve të këtij grupi u zbulua se arsyeja ishte komunikimi që ky i fundit kishte bërë me Dejvi Gjermënin, nëpërmjet Whats app.
Komunikim që në vlerësimin e Gjermënit ishte i pasigurt dhe bisedat në këtë platformë mund ta fundosnin, ashtu siç edhe ndodhi.
“Dejvi Gjermeni bisedon në ambientet e firmës së tij me një person të quajtur Tole/ Toqe në lidhje me tentativën e vrasjes së shtetasit Xhevdet Plaku. Ku ndër të tjera, ky shtetas sqaron në bisedë edhe rolin e zyrtarit të policisë Dedan Gjoni në këtë ngjarje. ‘Unë ja kam dhënë atyre Detin, nëpërmjet Dedës ja dhashë’. Më tej ai sqaron se vrasja e shtetasit Xhevdet Plaku, nuk është kryer sepse Deda pasi e ka ndaluar në rajonin e policisë Plakun i ka dërguar Gjermënit informacionin bashkë me një foto të Plakut nëpërmjet Ëhatsapp. Gjermeni ka pasur frikë se, informacioni nëpërmjet Whatsapp-it mund të zbulohej më vonë”, thuhet në dosjen hetimore.
Nga përgjimet del se Dedan Gjoni atë ditë nuk e ka patur me vete telefonin me programin e kriptuar Encrochat dhe sipas Gjermënit, Kepi ka shkuar tek rajoni i policisë së bashku me njerëzit e tij me kallashnikov, aty ku Gjermëni del se u ka kërkuar të tërhiqeshin nga plani, pasi kishte frikën e dekonspirimit.
“Gjermëni thotë se u frikësua se mos kjo gjë do të zbulohej dhe për të shpëtuar veten ka vendosur ti thotë Gerit, Algert Rapit: ‘Thuaj atyre (me kallashnikov) të ikin se Xhevdet Plaku nuk është më aty në rajon, e kanë liruar’. Më pas Gjermëni thotë: ‘Ai po të ishte tamam burrë nuk duhej të kishte shkuar me armë para rajonit të policisë, ne ja dhamë Plakun. Ata po të ishin të zgjuar merrnin nja 4 makina dhe e ndiqnin deri kur mos kishte ku të ikte’”, thuhet në dosjen hetimore.
Alger Rapi, i cili më herët ka qenë i dënuar për tjetërsim pronash, i konsideruar edhe ky si i Forti i Sukthit, më herët ka qenë i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe vrasje.
Po kush ishte bashkëbiseduesi i Dejvi Gjermënit, që njihej me nofkën Tole, të cilit ai besonte gjithçka, Tole që del të jetë një zbulim tejet interesant. Pasi pas kësaj nofke, personi i identifikuar rezulton të jetë Toni Dervishi alias Toni Margen, i cili i ekzekutua vetëm disa muaj më parë, në zonën e Sallmones në Shijaku, ku siç shikohet në dosje, Toni Dervishi kishte marrë edhe porosi për të vrarë pjesëtarë të familjes Plaku.
“Në ambientët e firmës se Gjermënit në Holandë, zhvillohet një bisedë mes tij dhe Toni Dervishit, ky i fundit, shprehet se është shumë e vështirë që ta fusësh në kurth Xhevdet Plakun, pasi ai ruhet shumë. Sipas Tonit, Plaku nga ana e tij duhet të ketë paguar shumë para për të vrarë njerëzit e Gerit (Algert Rapit), fotografitë e të cilëve Plaku ia ka shpërndarë njerëzve të vet.
Në një tjetër bisedë Toni Dervishi, thotë se Kep Arapit i është bërë para një viti një ofertë për të vrarë vëllain e Plakut dhe kur Xhevdeti të kryente ceremoninë e varrimit do të realizonin dhe ekzekutimin e tij. Toni Dervishi shpjegon më tej se Kep Arapi nuk paguan para për të vrarë Plakun, pasi do ta bëjë më dorën e tij”, thuhet në dosjen hetimore.
Nga përgjimi i bisedave ambientale autoritetet holandeze kanë evidentuar se, në të kaluarën Toni Dervishi, Rexhep Rapi dhe nipi i tij, Algert Rapi, kanë tentuar të paktën në tre raste vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku në vendet: Golem, Kavajë, në Portin e Durrësit si dhe në zonën e hekurudhës Durrës.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.19/2022, i cili është regjistruar në bazë të informacioneve të përcjella nga autoritetet e drejtësisë së Mbretërisë së Holandës. Nga veprimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se, shtetasit Rexhep Rapi, Dejvi Gjermëni, Algert Rapi në bashkëpunim me shtetasin Dedan Gjoni (punonjës policie) kanë konsumuar faktin penal të sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer një vrasje, në dëm të shtetasit Xhevdet Plaku ngjarje e planifikuar të realizohej më datë 17 Shtator 2019, në Durrës”, thuhet në dosjen hetimore.
/Në Shënjestër – News 24/
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14