Flash News

E-TJERA

Hetimi i SPAK për inceneratorin e Tiranës, GJKKO lë në burg 5 të arrestuar dhe 7 në arrest shtëpie

Hetimi i SPAK për inceneratorin e Tiranës, GJKKO lë në burg

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 11 personat e dyshuar për inceneratorin e Tiranës. 

Mësohet se GJKKO la në burg 5 të arrestuar dhe 7 në arrest shtëpie.

Vetëm për Jetmir Llapajn, anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, ka ndryshuar masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie. 

Arrest në burg vendosi për  Lefter Koka, Alqi Bllako, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu.

Në arrest shtëpie u lanë  Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

Mbeten në kërkim Mirel Mërtiri, pronari i Albteckenergy,  Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, Erjon Murataj, anëtar i Komisioni Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës.

Sipas Prokurorisë, nga aktet e administruara në lidhje me të ardhurat që ka deklaruar në organet tatimore, shoqëria koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, deri në momentin e vendosjes së masë së sigurimit “sekuestro preventive”, rezulton të ketë përfituar rreth 6 miliardë lekë (60 milionë euro) të ardhura nga bashkitë e qarkut Tiranë nëpërmjet tarifës së depozitimit të mbetjeve për incenerim në venddepozitimin e Sharrës.

Po ashtu, rezulton se shtetasi Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përgatitur preventiva të falsifikuar duke fryrë treguesit në kostot e ndërtimit, të përfshira dhe në studimin e fizibilitetit për fitimin e kontratës koncesionare të inceneratorit.

Të fundit