Flash News

E-TJERA

Hetimi nga SPAK, reagon Meta: Shtatori po vjen, drejtësia e popullit nuk do ndalet

Hetimi nga SPAK, reagon Meta: Shtatori po vjen, drejtësia e popullit nuk do

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas shkresës që SPAK i dërgoi KQZ-së në kuadër të nisjes së hetimeve ndaj ish-presidentit.

Në nj reagim në Facebook, Meta ka publikuar një tjetër shkresë të SPAK ku kërkon nga Gjendja Civile, informacion mbi ndryshimet e gjeneraliteteve të Metës. Kreu i PL-së paralajmëron se Shtatori do të sjellë drejtësinë e re.

“Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t'i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më!

Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!”, shkruan Meta.

Të fundit