Flash News

E-TJERA

Hidhet nga kati i pestë 45-vjeçarja në Tiranë

Hidhet nga kati i pestë 45-vjeçarja në Tiranë

Një grua është hedhur nga kati i pestë i banesës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe sipas policisë dyshohet se është vetëhedhur.

Si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 14.09.2023, rreth orës 19:25, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj shtetasja S. Xh., 45 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit