Flash News

E-TJERA

Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, goglat përcaktojnë dy çiftet

Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së

Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Skënderbeu. Këto janë dy çiftet të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë që kanë caktuar goglat pas shortit të hedhur në ambjentet e stadiumit "Air Albania".

Edhe kjo fazë e Kupës është me vetëm një takim me eliminim direkt. Ndjeshjet do të zhvillohen më 14 prill në Shkodër dhe Durrës. Përveç Skënderbeut, tre ekipet e tjera janë në garë edhe për titullin kampion këtë sezon.

Kupa e Republikës është një mundësi e shkëlqyer për të mbyllur sezonin me trofe dhe për të siguruar një vend në kupat e europës.

Dy çiftet gjysmëfinale:

Vllaznia-Laçi
Teuta-Skënderbeu

Të fundit