Flash News

E-TJERA

Beleri në burg, himariotët protestë para ambasadës shqiptare në Athinë

Beleri në burg, himariotët protestë para ambasadës shqiptare

Himariotët kanë paralajmëruar protestë nesër para ambasadës shqiptare në Athinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Unioni i Himariotëve, pas vendimit të GJKKO për “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi.

 “Qeveria shqiptare, kundër çdo koncepti ligji, vendosi sot të vijojë burgosjen për kryebashkiakun e Himarës, Fredis Beleris dhe shtetasin Pantelis Kokavesis. Përballë këtij zhvillimi, Unioni i Himariotëve do të ushtrojë të gjithë fuqinë që mundet që bashkatdhetarët tanë të lirohen ashtu siç e meritojnë.

Ftojmë të gjithë himarjotët që jetojnë në Athinë por edhe çdo vorioepirot, çdo heladit, çdo qytetar të Greqisë dhe Shqipërisë që e kupton këtë padrejtësi të bashkohet me ne në protestën paqësore që po organizojmë të martën e datës 23 maj në orën 06.00 të pasdites në a. Ambasada Shqiptare e Athinës ( Nr. Vekiareli 7, Filothei).

Le të japim të gjithë së bashku mesazhin se praktikat e shigurimit nuk do të mbeten pa përgjigje”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit