Flash News

E-TJERA

Hiqen rreth 550 shezlongë dhe 280 çadra, policia jep detajet e aksionit për lirimin e vijës bregdetare

Hiqen rreth 550 shezlongë dhe 280 çadra, policia jep detajet e
Foto nga aksioni

Policia bën me dije se ka nisur faza e dytë e e operacionit për lirimin e hapsirave bregdetare. Në fokus të kësaj faze janë evidentimi dhe heqja e shezlongëve dhe çadrave që janë vendosur pa leje.

Uniformat blu kanë nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Golem. Si rezultat janë evidentuar 11 parcela pa leje, nga të cilat janë hequr rreth 550 shezlongë dhe 280 çadra.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë dy grupe të forcave “Shqiponja”, policë të komisariatit të  Kavajës dhe ata bashkiakë.

Të fundit