Flash News

E-TJERA

Historike, Kosova merr medaljen e dytë të artë në Tokyo 2020

Historike, Kosova merr medaljen e dytë të artë në Tokyo 2020

Kosova ka marrë medaljen e dytë të arit në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Xhudistja Nora Gjakova arriti të mposhte francezen Sarah Leone Cysique, duke siguruar medalje të artë.

Në gjysmëfinale xhudistja nga Kosova mundi japonezen, Tskukasa Yoshida që ishte dhe pretendentja kryesore në peshën deri në 57 kg.

Ishte Distria Krasniqi që mori medaljen e parë dhe tashmë fituese doli edhe Nora Gjakova. Kjo e fundit garoi në kategorinë deri në 57 kilogramë në Tokyo 2020.

Të fundit