Flash News

E-TJERA

Hodhi foshnjen në lumin Kir, zbardhet dëshmia e 32-vjeçares: Nuk e mbaj dot. Jam e pamartuar

Hodhi foshnjen në lumin Kir, zbardhet dëshmia e 32-vjeçares:

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar në Shkodër, ku një 32-vjeçare hodhi në lumin Kir foshnjën e saj një javë pasi e solli në jetë.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se 32-vjeçarja Orjana Gremi ka pranuar përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë.

Ajo ka deklaruar se banonte në fshatin Myselim në njësinë administrative Postribë tek dajat dhe se nuk ishte e martuar.

Burime jo zyrtare thonë se gruaja është shprehur se fëmijën do ta hidhte në lum pasi nuk kishte ku ta linte. Foshnja erdhi në jetë në datën 30 dhjetor 2022, ndërsa Gremi doli nga materniteti në datën 4 janar 2023. Ndaj të resë rëndon për veprën penale “Vrasja me dashje”. 

 

Të fundit