Flash News

E-TJERA

Hodhi foshnjën e saj në lumin Kir, arrestohet 32-vjeçarja në Shkodër

Hodhi foshnjën e saj në lumin Kir, arrestohet 32-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës së mbrëmshme në Shkodër.

32-vjeçarja Orjana Gremi, është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka hedhur natën e mbrëmshme foshnjen e saj në lumin Kir.

Trupi i foshnjes, të cilin e kishte lindur në 30 dhjetor 2022, është gjetur mëngjesin e sotme i pajetë në vendin e quajtur Postribë.

"Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në  lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen Orjana Gremi 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Të fundit