Flash News

E-TJERA

Hoxha: Autori i vrasjes së biznesmenit italian është në Shqipëri, policia po negocion me të

Hoxha: Autori i vrasjes së biznesmenit italian është në

Gazetari Artan Hoxha tha se Kamber Sulçja, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë, ndodhet brenda territorit të vendit.

Hoxha tha në Euronews Albania se policia është duke negociuar me qëllim që të vetëdorëzohet.

“Personi është brenda territorit dhe kjo është gjë e provuar pasi aktualisht ka negociata për vetëdorëzimin e tij, duke i ofruar atij me vetëdorëzim edhe rrethana lehtësuese, sepse ngjarja në vetvete nuk është një ngjarje e mirëorganizuar ai mund të përfitojë nga kjo. Nga aq sa kam mësuar duke qenë se ngjarja ka ndodhur në këto rrethana po negociohet me njerëz të afërt që të dorëzohet duke përfituar ato që parashikon ligji. Ai mund të sqarojë pse ai ka marrë këtë vendim dhe pse u ndodh aty, për këtë gjë policisë i intereson shumë që ta mbyllë këtë histori. Fakti që po negociohet do të thotë që është brenda territorit, nuk ka dalë”, tha Hoxha.

Të fundit