Flash News

E-TJERA

Humb jetë në aksident 16-vjeçari shqiptar në Itali

Humb jetë në aksident 16-vjeçari shqiptar në Itali

Manuel Leti, një i ri shqiptar 16-vjeçar i shkencave kompjuterike në Shkollën e Mesme Zanardelli në Darfo, ishte i apasionuar pas motoçikletave. 

Por, jeta e tij u ndërpre papritur dje pasdite, në Artogne, në një aksident me makinë që e la pa asnjë shans për të mbijetuar.

I lindur në Itali nga prindër me origjinë shqiptare, Manuel u rrit në Pian Camuno dhe u zhvendos në Artogne disa muaj më parë.
Mediat italiane, raportojne se 16-vjeçari po ngiste motoçikletën e tij përgjatë Via 4 Novembre kur, në kryqëzimin me Via Caduti della Resistenza, goditi cepin e përparmë të një Audi të drejtuar nga një burrë 44-vjeçar. Motoçikleta humbi stabilitetin dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi.

Pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të ambulancave dhe helikopterit Areu, përpjekjet për shpetimin e tij ishin të kota, pasi kishte marrë lëndime të shumta në gjoks dhe bark.

 

Të fundit