Flash News

E-TJERA

Humb jetën Bardhyl Londo, reagon miku i tij: Do ta lëmë një karrige bosh duke të pritur

Humb jetën Bardhyl Londo, reagon miku i tij: Do ta lëmë një

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjerkmarkaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të mikut të tij, shkrimtarit të njohur Bardhyl Londos.

“Londo iku lart në qiell tek poezitë e veta”, shkruan Gjekmarkaj, ndërsa shton se mungesa do të jetë munduese për miqtë e shkrimtarit.

Gjekmarkaj thotë se Shqipëria gëzohet që ka patur një shkrimtar si Bardhyl Londo dhe qan për ikjen e tij. Gjithashtu shpreh dhe vlerësimet më të larta për London si shkrimtar dhe si mikun e tij.

Reagimi i Gjekmarkajt:

Bardhyl Londo iku lart në qiell tek poezitë e veta! Iku duke lënë pas dhimbje të madhe për vajzat dhe familjaret, iku duke mos i pranuar lutjet tona për të qendruar ! Nga shtëpia e kultures shqiptare njëri prej bijve të saj madheshtore u largua per në "Itake"! Ike Uliks i koheve të veshtira.

Kryqi ishte shënja e letersisë së tij! Nga Kryqi vime tek ai shkojmë na e pat mesuar këtë gjë të gjithve! Jeta e zakonshme ajo tokesorja me gjasë nuk i dukej më e mjaftueshme dhe zgjodhi tjetren atë të pafundmen të perjetshmen.

Kujtimet janë ato që kthehen në trashegimi, munduese e të bukura ! Munduese se na vënë perballe mungeses tënde mik i dashur e të bukura se shumë na dhe nga vetja , nga shpirti dhe fjala jote ! Sivellau yt Pjeter Bogdani pat thënë "veshur me diell e mbathur me hënë"! Ashtu po e merr ti sot rrugen e ameshimit! Por ne do ti rrime lojes së jetes deri ne fund !

Do ta lëmë një karrige bosh më tavolinë duke të pritur, po edhe goten do ta mbushim, librin hapur gjithëaq e as romuzet nuk do ti kursejme, me Markun, Paridin, Gentin e të tjere! Po edhe në "kroniken e veres" që me ty hapej gjithmone do të kthehesh! Nuk qeshim ne pa ty. Njeri -tjetrin do pyesim po Londo do vijë?! Të pritem tek spitali me makinat ndezur po per herë të parë na le pa pergjigje !

Ti na e le amanetin por nuk vdesesh asnjehere se syte tanë indiferentë nuk do jenë kurrë mbi poezinë tënde! Shqiperia gezohet që të pat dhe ajo të qan sot që i iken qoftë edhe për një ditë!

AMANETI I POETIT

Nëse sytë e tu do qëndrojnë të menduar mbi këto vargje,

unë do të shoh një ëndërr të bukur.

Nëse sytë e tu do të dridhen sadopak nga këto vargje,

unë i gjithi do të kumboj si një kitarë

deri në agim.

Po nëse sytë e tu do të kalojnë indiferente mbi këto vargje,

atëherë unë do të kem vdekur…

Mos harro të vish në varrim.

Të fundit