Flash News

E-TJERA

Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagoset shoferja në Kurbin

Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagoset shoferja në
Foto ilustruese

Një aksident u regjistrua mesditën e sotme në rrugën “Laguna-Patok”. Policia lokale njofton se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës. 

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Patok”, shtetasja V. P., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit