
Flash News
Fier/ Plagosën me armë 33-vjeçarin, arrestohen tre autorët, në kërkim një tjetër
Rikthehen reshjet e shiut në fundjavë, në zonat malore reshje bore
Për herë të parë pas disa muajsh, vetëm dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Replikë (3) me ata që lypin pare dhe thonë ‘me ju na shkon vota dam’
Diplomatët në terren, Soreca: Rreth 70 përfaqësues nga ambasadat do vizitojnë më 25 prill qendrat e votimit
Humbet përfundimisht gjyqin, Shqipëria do i paguajë Becchettit 110 mln euro
Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.
Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anullimin e vendimit të marrë. Në Gusht të vitit 2019 ICSID pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj. Kërkesa për anulim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një process. Një palë mund të kërkojë anulimin e plotë ose të pjesshëm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar. Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.
Për t’u përfaqësuar në procesin e ankimimit, Avokatura e Shtetit shqiptar kishte përzgjedhur studion amerikane, Foley Hoag, me një eksperiencë në trajtimin e rasteve të tilla. Ndërsa përballë saj, sipërmarrësi italian Becchetti, përfaqësohej nga dy studio të mëdha ligjore, Debevoise & Plimpton, me seli në New York, dhe Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, me seli në Paris dhe New York. VOA
Të fundit




Fier/ Plagosën me armë 33-vjeçarin, arrestohen tre autorët, në kërkim një tjetër
17 Prill 2021, 09:15
Pas ndryshimit në pamje, mjeku tregon ndërhyrjen që ka bërë Najada Çomo
17 Prill 2021, 08:57
Rikthehen reshjet e shiut në fundjavë, në zonat malore reshje bore
17 Prill 2021, 08:41

Vala e fshehtë e pandemisë; Rreziku i rritjes të të sëmurëve të tjerë nga Jo-Covid |
17 Prill 2021, 08:10


Basha mesazh socialistëve: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve
16 Prill 2021, 22:27
Rama: LSI është një virus, ka infektuar edhe socialistët
16 Prill 2021, 22:26
Rusia publikon emrat e zyrtarëve amerikanë ndaj të cilëve ka vendosur sanksione
16 Prill 2021, 22:08
Meta e ftoi për përballje televizive, si i përgjigjet Rama
16 Prill 2021, 21:47
Rama zbërthen ftesën për Bashën: Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar
16 Prill 2021, 21:40

Karakteristikat e çdo shenje të horoskopit dhe përshtatshmëria me shenjat e tjera
16 Prill 2021, 21:05
Meta: Fushata nuk është e qetë, ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca
16 Prill 2021, 21:00
Gjendet i mbytur 27-vjeçari në Shkumbin, rrethanat ende të paqarta
16 Prill 2021, 20:42

Ndërron jetë aktorja britanike e "Peaky Blinders"
16 Prill 2021, 20:36
Kryemadhi: Sondazhet nuk janë politikë, por gjoba
16 Prill 2021, 20:21
