Flash News

E-TJERA

Humbi jetën nga covid-19, çfarë deklaronte disa muaj më parë 37-vjeçari nga Korça: Kaluam situatë të vështirë, shpresojmë për më mirë  

 

Humbi jetën nga covid-19, çfarë deklaronte disa muaj më

24 orët e fundit humbën jetën 4 persona në vendin tonë, mes tyre edhe një 37 –vjeçar nga Korça.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Lorent Kreka nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, megjithatë nuk e fitoi dot betejën me virusin sars cov 2.

Disa muaj më parë, i riu, i cili menaxhonte një biznes në qytetin e Korçës, kishte folur në media, në televizionin abc news pas daljes nga izolomi prej karantinës.

Ndër të tjera, ai shprehej se kjo situatë e kishte penalizuar, por shpresonte se më e keqja kishte kaluar.

“Kjo situatë na penalizoi nga ana ekonomike dhe psikologjike. Ka qenë situatë e vështirë, por e përballuam dhe shpresojmë që gjithçka t’i rikthehet normalitetit“, deklaronte i riu.

Të fundit