Flash News

E-TJERA

Humbi mandatin e kryebashkiakut, Beleri nga Rinasi: Do ta ankimoj në Strasburg

Humbi mandatin e kryebashkiakut, Beleri nga Rinasi: Do ta ankimoj në

Fredi Beleri do të niset drejt Athinës dhe më pas do të udhëtojë për në Strasburg aty ku do të betohet nesër si deputet i Parlamentit Evropian.

Nga Rinasi, pak para nisjes, Beleri u shpreh se do të ankimojë në Strasburg vendimin e shpallur për heqjen e mandatit të tij si kryebashkiak i Himarës.

"Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg. Nesër ka votime dhe vendime të rëndësishme. Këtej e tutje besoj se do t’i kthehem normalitetit.

Herët a vonë dëshira e sovranit respektohet. Më 4 gusht besoj se himarjotët do i japin një përgjigje dhe do reflektohet në rezultatet e votimit.

Do e ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare, dhe po nuk gjeta të drejtën do shkoj edhe në Strasburg", tha Beleri.

Beleri iu dha një leje 5 ditore nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit si eurodeputet.

 

Të fundit