Flash News

E-TJERA

Humbi me Shqipërinë në kualifikueset e Evropianit, Polonia shkarkon trajnerin Santos

Humbi me Shqipërinë në kualifikueset e Evropianit, Polonia

Shkarkohet trajneri polak Fernando Santos, pas humbjes së ndeshjes me Shqipërinë për kualifikueset Euro 2024.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Polake e Futbollit.

“Dëshiroj të falënderoj trajnerin Santos për punën me kombëtaren tonë dhe i uroj fat në sfidat e ardhshme sportive”, tha Cezary Kulesza, president i Federatës Polake të Futbollit.

Megjithëse e mbyllim marrëdhënien tonë këtu, jam mirënjohës që kam udhëhequr kombëtaren polake dhe i uroj më të mirat Polonisë dhe popullit të saj që më mirëpriti aq mirë sa jetoja këtu”, tha Fernando Santos.

Kujtojmë se në kualifikueset Euro 2024, Shqipëria fitoi 2-0 me Poloninë në Tiranë në 10 shtator.

 

 

Të fundit