Flash News

E-TJERA

Humbjet zhgënjyese, Gjermania shkarkon trajnerin Hansi Flick

Humbjet zhgënjyese, Gjermania shkarkon trajnerin Hansi Flick

Trajnerit të kombëtares gjermane, Hansi Flick i ka kushtuar shtrenjtë humbja 4-1 me Japoninë në shtëpi.

Trajneri është shkarkuar pas rezultateve zhgënjyese që Gjermania ka arritur në 4 nga 5 ndeshje të cilat i ka humbur. Vitin e kaluar kombëtarja e Flick nuk arriti dot të kalonte fazën e grupeve.

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit Bernd Neuendorf tha se ekipi ka nevojë për një shtysë të re pas rezultateve zhgënjyese.

"Për mua personalisht, është një nga vendimet më të vështira të kohës sime në detyrë deri më tani, sepse vlerësoj Hansi Flick dhe ndihmës trajnerët e tij si ekspertë dhe njerëz të futbollit. Por suksesi sportiv është përparësia kryesore për DFB-në. Kështu që vendimi ishte e pashmangshme", tha Neuendorf .

Të fundit