Flash News

E-TJERA

I arratisur nga viti 2017, ku ishte fshehur Sokol Bode në momentin e arrestimit

I arratisur nga viti 2017, ku ishte fshehur Sokol Bode në momentin e

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut Sokol Bode u arrestua sot në Berat. Bode i cili ishte arratisur në Angli ishte rikthyer pak më parë duke u fshehur në fshatin Mimias.

Forcat Shqiponja, FNSH dhe policia e Beratit kanë rrethuar banesën ku ndodhej i vetëm Sokol Bode. Ai ishte arratisur nga Shqipëria që nga viti 2017.

Bode i ka shpëtuar më herët dy operacioneve për kapjen e tij pasi dyshohej se janë dekonspiruar nga kolegët e tij. Sokol Bode akuzohet si pjesë e grupit të Habilajve i cili ka ndihmuar në trafikimin e dorgës nga Shqipëria në Itali.

Bode ishte nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritej te arrestohej pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ne vitin 2017.

Ish-shefi i policisë është regjistruar edhe në përgjime me Florian Moisiun. Bode u dënua në mungesë nga GJKKO me 12 vite burg.

Të fundit