Flash News

E-TJERA

U arrestua në Dubai, SPAK kërkesë Ministrisë së Drejtësisë: Të ekstradohet në Shqipëri ish-anëtari i bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj

U arrestua në Dubai, SPAK kërkesë Ministrisë së
Foto Ilustruese

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të përcjellë pranë Emirateve të Bashkuara kërkesën për ekstradimin e Plaurent Dervishaj, pas arrestimit të tij në Dubai.

I akuzuar për atentatin me armë zjarri që i mori jetën Klodian Saliut në vitin 2005, SPAK ka kërkuar ekstradimin e Dervishajt me qëllim gjykimin e tij nga drejtësia shqiptare.

Arrestimi i Dervishajt është bërë tre ditë më parë, nga Interpol ABU DHABI (Emiratet e Bashkuara Arabe), pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga ana e ZQK Interpol Tiranës, mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit ‘’Arrest në burg’’ për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, "Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit me pasoja të rënda", "Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Emiliano Shullazi dhe Luftar Reçi sipas hetimeve aktuale janë të dyshuar për dy atentate me 4 viktima të ndodhura në 2005.

Të fundit