Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Saliut; arrestohet në Dubai Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës

Vrasja e Klodian Saliut; arrestohet në Dubai Plaurent Dervishaj, kunati i
Në foto: Plarent Dervishaj

Arrestohet në Dubai kunati i Lul Berishës, Plarent Dervishaj, i shpallur në kërkim nga SPAK për ekzekutimin e Klodian Saliut në 26 shkurt 2005.

Dervishaj u shpall në kërkim ndërkombëtar bashkë me Lul Berishën më 8 dhjetor 2020, pasi mundi t’i shpëtonte arrestimit gjatë operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”.

Ndalimi i Dervishaj është kryer nga policia e Dubait, pas kërkesës së SPAK, për arrestimin dhe ekstradimin e tij në Shqipëri.

Tashmë i vetmi në kërkim për 2 vrasjet e bujshme të 2005 është Lulzim Berisha. Kujtojmë se, në një deklaratë për mediat avokati i Plarent Dervishaj i cilësoi akuzat e SPAK-ut ndaj klientit të tij si paçavure për qëllime politike.

Plarent Dervishaj dhe Lulzim Berisha do të gjykohen në të njëjtën dosje me Emiliano Shullazin, Luftar Reçin, Viktor Ymerin dhe Indrit Tuallain për dy vrasjet e bujshme të 2005, atë të Klodian Saliut ku mbeti i plagosur edhe një tjetër, dhe atentatin me eksploziv ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj ku i vdekur mbeti dhe miku i tij Artan Arsi.

Të fundit