Flash News

E-TJERA

I arrestuari ndërroi jetë në spital, familja e 27-vjeçarit: Ta dënonin, po jo t’i merrnin jetën

I arrestuari ndërroi jetë në spital, familja e

Jani Rustemi, 27-vjeçari që ran ë koma pasi u arrestua nga policia e Tiranës për vjehdjen e një tapeti dhe një palë atleteve, ka ndërruar jetë sot në spitalin e QSUT.

Familjratë e 27-vjeçarit deklaruan para mediave se e vërteta e vdekjes së të riut duhet të zbardhet sa më shpejt. Ata i bënë thirrje institucioneve dhe kryeministrit Edi Rama të zbardhin ngjarjen, të cilën e kanë quajtur një krim makabër.

Kunati i Jani Rustemit tha për gazetarët se drejtësia mund t’i jepte dënimin e merituar po jo ta vriste.

“Më mori në telefon doktoresha dhe më tha hajde sepse djali është në gjendje të rëndë. Kur arrita këtu mora vesh që Jani ka ikur nga kjo jetë. I bëj thirrje të gjithë institucioneve , kryesisht Edi Ramës, ministrit të drejtësisë  të dalë e vërteta e atij djali sepse është gjynah që një djal 27 vjeç të humb jetën në komisariatin e policisë për një tapet. Kjo besoj se është një krim makabër. I bëj thirrje medieve ta shpërndajë sa më shumë këtë ‘live’ që të dihet e vërteta se çfarë bëhet. Të dali e vërteta e atij djali se kush ja mori jetën. Ju lutemi të gjithëve në emër të familjes të nxjerrim të vërtetën e atij djali 27 vjeçar që i iku jeta, për një tapet dhe për një palë atlete shteti i mori jetën. Dënimin që ai meritonte le ta kryente, 1 muaj, dy vite, tre vite  le të dënohej dhe jo t’i merrnin jetën”, thotë kunati i Jani Rustemit. 

Të fundit