Flash News

E-TJERA

I bie pema në kokë, humb jetën i moshuari në Tropojë

I bie pema në kokë, humb jetën i moshuari në Tropojë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bjeshkën e Pojanës, në Tropojë. Një 79-vjeçar ka humbur jetën pasi i ka rënë një pemë në kokë.

Sipas Policisë, ka qënë një 39-vjeçar ai i cili dyshohet se ka shkaktuar incidentin. Ai ka qënë duke prerë dru dhe aksidentalisht ka rrëzuar pemën mbi të moshuarin.

I moshuari u transportua me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Sakaq 39-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.

Të fundit