Flash News

E-TJERA

"I çova Dumanit 85 mijë euro"/ 'Zbërthehet' Erion Alibej, rrëfen vrasjen e Emiljano Ramazanit

"I çova Dumanit 85 mijë euro"/ 'Zbërthehet'

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka dëshmuar edhe këtë të martë në lidhje me krimet e kryera teksa është ndalur te vrasja e Emiljano Ramazanit në 2020.

Alibej ka rrëfyer dhe rolin e Xhuliano Hoxhës në vrasj duke thënë se ky i fundit kishte rolin e informatorit. 

Ai theksoi gjithashtu se pas kryerjes së krimit, i dërgoi Nuredin Dumanit një shumë prej 80-85 mijë euro, ndërsa shtoi se ka qenë një vajzë me taksi, e cila ka shkuar të marrë lekët.

Alibej: Dumani nuk e njihte Emiliano Ramazanin. Unë ia kam treguar. I kam thënë se kush është. I kam dhënë informacione edhe për Elio Bitrin. Ne nuk kishim një plan konkret. Nuk kishim një listë. Shikonim dhe e vlerësonim si do vepronim. Emiliano Ramazani ka qenë njëri i afërt i Talo Çelës, i Mikael Qoses i vëllezërve Çopja. Kisha informacione pa fund për të.

Ditën e ekzekutimit të Ramazanit kam folur me Xhulianon. Emiliano rrinte shumë gjatë në palestër. Nga dita kur u nisëm për ekzekutimin e tij e derisa ai doli nga palestra, Xhuliano ka qenë gjithë kohës aktiv. Ka qëndruar aty dhe kemi folur bashkë në vijimësi në SKY ECC.

Për mua ishte i besueshëm informacioni. Ditën e ekzekutimit vetëm ai ka qenë informator.

Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam komunikuar me Nuredinin. Duhet të çoja pagesën tek rrethi tek TEG. Kam dërguar Arsen Preçin atje me 80-85 mijë euro. Mesa mbaj mend ka shkuar një vajzë me taksi atje, që ka marrë lekët.

Xhulianon e kam paguar gjatë gjithë kohës. Për vrasjen e Bujar Çelës, qe ngarkuar Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj. Nuk e di pse u tërhoqën. Edhe në këtë rast Xhuliano Hoxha ishte informator”, tha ai.

Të fundit