Flash News

E-TJERA

I dënuar me 12 vite burg, ekstradohet nga SHBA Albert Shkëmbi

I dënuar me 12 vite burg, ekstradohet nga SHBA Albert Shkëmbi

Ekstradohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Albert Shkembi, i dënuar me 12 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.  

Në kuadër të operacionit të koduar “Return”, sipas policisë u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e 60 vjeçarit në Neë Jersey, në muajin qershor të këtij viti, pas shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Policisë së Shtetit, DSS/OCIU pranë  Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe Shërbimit të Marshallëve Amerikanë.

“Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.11.2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës 2014-2015, ky shtetas, në rolin e organizatorit dhe financuesit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar  trafikimin dhe transportimin e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, nga Turqia drejt Shqipërisë (me itinerar Turqi-Greqi-Maqedoni-Shqipëri), për t’i shitur këto lëndë në tregun e brendshëm, si dhe për t’i trafikuar më pas drejt vendeve të tjera të BE-së”, njofton policia.

 

Të fundit