Flash News

E-TJERA

I dënuar me 18 vite burg, gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut

I dënuar me 18 vite burg, gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert

Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi ka refuzuar rekursin e Laert Haxhiut i cili kërkoi të ndryshojë vendimin e Gjykatë së Apelit që e dënoi me 18 vite burg.

Avokati paralajmëron do të ndjekë rrugët ligjore në Gjykatë Kushtetuese pasi dënimi nuk është i bazuar në ligj.

Haxhiu u arrestua në Greqi pasi në vitin 2017 është dënuar për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” për Masakrën me dy viktima në Lushnje, ngjarje e ndodhur në po të njëjtin vit. Viktima të masakrës mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Atentatit i shpëtoi Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.

 

 

Të fundit