Flash News

E-TJERA

I dënuar me 8 vite burg për vjedhje dhe dhunë në Itali, 35-vjeçari arrestohet në doganën e Kakavijës

I dënuar me 8 vite burg për vjedhje dhe dhunë në Itali,

Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprat penale vjedhje dhe dhunë.

35-vjeçari u kap nga policia kufitare në Kakavijë, teksa po tentonte të hynte në Shqipëri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim, për vjedhje me dhunë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavije, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin:

Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali

Të fundit