Flash News

E-TJERA

I dënuar me burg për plagosje, ekstradohet nga Britania një 29 vjeçar

I dënuar me burg për plagosje, ekstradohet nga Britania një 29

Është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar një shtetas shqiptar i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për plagosjen e një shtetasi, me armë zjarri pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, është ekstraduar shtetasi shqiptar Ledio Hysa, 29 vjeç.

Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2019, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi Ledio Hysa, në vitin 2018, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. K.

Të fundit