Flash News

E-TJERA

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari në Morinë

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari në Morinë

Një 27-vjeçar nga Kosova është ndaluar në pikën kufitare të Morinës, pasi rezultonte i dënuar me 10 vite burg nga Gjermania për veprën penale të mashtrimit.

Shtetasi S.M. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane dhe ndalimi i tij u bë gjatë kontrolleve të rregullta kufitare në hyrje të Shqipërisë.

Pas verifikimeve të kryera dhe informacionit të shkëmbyer me Interpolin, u konfirmua se ndaj tij ekzistonte një urdhër-arrest ndërkombëtar i Gjykatës së Mynihut.

Aktualisht, po vijojnë procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit drejt Gjermanisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga autoritetet gjermane.

Të fundit