Flash News

E-TJERA

I dështoi “oazi” i sigurisë, Koçiu thërret në zyrë drejtorin e AMP, pas atentatit në Rinas

I dështoi “oazi” i sigurisë, Koçiu thërret

Ministrja e brendshme Albana Koçiu ka thirrur në një takim në ambientet e institucionit që drejton, drejtorin e AMP, Eduart Merkaj.

Ky takim vjen një ditë pas atentatit në Rinas, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë agjenti i AMP, Muçi Shaljani.

Më herët, Merkaj firmosi nisjen e procedurave hetimore për rekrutimin e Shaljanit në radhët e AMP. I njohur si “Sheqeri”, i plagosuri i atentatit në Rinas u bë pjesë e AMP pa procedurë.

Vetë ministrja disa orë para atentatit e cilësoi Shqipërinë një vend të sigurt duke sjellë si fakt lajmet ndërkombëtare dhe jo realitetin e sigurisë dhe rendit.

Të fundit