Flash News

E-TJERA

Skandali i rekrutimit të 'Sheqerit', drejtori i AMP nis pastrimin e integritetit, kërkon verifikim për emërimin e agjentit

Skandali i rekrutimit të 'Sheqerit', drejtori i AMP nis pastrimin

Pas atentatit në Rinas, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur procedurat për një pastirm të imazhit dhe integritetit të institucionit.

Ndaj Muçi Shaljanit ose ‘Sheqerit’, janë nisur procedurat për mënyrën se si është rekturuar në AMP.

Po ashtu, drejtori Eduart Merkaj ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të Opercionales deri në zbardhjen e ngjarjes.

“Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gazetarjas Klodiana Lala tregoi përmes një postimi se si Muçi ishte rekrutuar në AMP pa procedura, në një periudhë kur u shkarkua Florian Sulejmani. Lala theksonte se Eduart Merkaj po tenton të bëjë një pastrim të imazhit dhe integritetit të institucionit, duke nisur verifikimet ndaj Muçit.

 

Të fundit