Flash News

E-TJERA

I dyti në listë nga PD, por s’mori mandat, Bejko: Ndaj meje ka pasur anti fushatë nga brenda. Kokoshët e partisë bënin presion

I dyti në listë nga PD, por s’mori mandat, Bejko: Ndaj meje ka

Kandidati i PD në Gjirokastër Roland Bejko, ndonëse renditej i dyti në listë nuk arriti të siguronte mandatin në Gjirokastër. Në këtë qark PS siguroi 3 mandate, ndërsa PD vetëm një, Tritan Shehu.

Teksa falënderon të gjithë ata që e kanë votuar, kryesisht në vendnlindjen e tij, Lazarat, Bejko shprehet në Facebook se ka patur anti fushatë ndaj tij.

“E dija siç e dinit edhe ju që brenda nesh pati anti fushatë ndaj meje. Shumë prej jush u vutë në siklet në fillim dhe gjatë fushatës, sepse zemra ua donte të punonit me mua dhe për emrin tim, por nga ana tjetër kodoshët e partisë u bënin presion me ironi e me fraza dykuptimëshe apo dhe në italisht, që të mendonit pak më shumë për pozicionin tuaj nesër në pushtet.”

Më tej, kandidati demokrati vijon me tone të ashpra, duke thënë se “Kjo antifushatë u fut thellë në Lazarat, veçanërisht. Donin të dilja i pa votuar aty. Të më turpëronin!
Por pikërisht aty, morën përgjigjen e merituar. Si gjithmonë Lazarati fisnik, Lazarati i atyre që janë në punën e tyre dhe që ndihet mirë kur shikon që dikush nga të bijtë e vet ka sukses, nuk nxin nga zilia, por shndrin nga lumturia, u tregoi vendin. I trejtoi si horra, dhe i bëri të turpërohen për horllëqet dhe pabesitë e tyre”.

Të fundit