Flash News

E-TJERA

Shehaj ndryshe nga Basha: Do të hyjmë në kuvend

Shehaj ndryshe nga Basha: Do të hyjmë në kuvend

Agron Shehaj, i cili renditej i gjashti në listën e PD-së për qarkun e Tiranës, ka marrë 13780 vota, i dyti në mbështetje me votë nga kjo forcë politike, pas Lulzim Bashës me 16073 vota.

Shehaj, tashmë deputet i konfirmuar i PD-së, ndryshe nga Lulzim Basha është shprehur se do të hyjë në Kuvend dhe se do të përfaqësojë besnikërisht votat e qytetarëve në Parlament.

“Vota juaj për Partinë Demokratike nuk është e humbur, ajo do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e Shqipërisë, që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë”, shkruan ndër të tjera Shehaj në  Facebook.

Reagimi i plotë:

Dua t’ju falenderoj sinqerisht të gjithë ju që votuat Partinë Demokratike në Tiranë dhe veçanërisht në Njësinë 5 dhe 7, ku pata nderin të punoj bashkë me demokratët. Mbi 9 mijë vota më shumë se në vitin 2017, në këto dy njesi, janë një besim i madh për partinë tonë.

Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve pēr t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.

Por vota juaj për Partinë Demokratike nuk është e humbur, ajo do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e Shqipërisë, që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë.

U jam gjithashtu mirënjohës dhe ndihem përgjegjës ndaj të gjithë juve që shprehët besim tek unë personalisht. Do ta tregoj me punë, çdo ditë, se jam në politikë për ju dhe për t’i shërbyer me nder interesit publik.

Faleminderit!

 

Të fundit