Flash News

E-TJERA

I ftohti polar "mbërthen" vendin, parashikimi i motit sot

I ftohti polar "mbërthen" vendin, parashikimi i motit sot

Moti në vendin tonë do të jetë i kthjellët, por relativisht i ftohtë ku do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite, kur pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin por më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të vijojë moti edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië në orët e mëngjesit, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

 

Të fundit