Flash News

E-TJERA

I grabiti mbi 300 mijë £ pasuri yllit të Chelsea-t, shqiptari i shpëton "nga duart" Britanisë

I grabiti mbi 300 mijë £ pasuri yllit të Chelsea-t, shqiptari i

Një shqiptar i dyshuar si grabitësi i më shumë se 300,000 £ në shtëpinë e yllit anglez Raheem Sterling, është në arrati në Shqipëri sipas mediave britanike.

‘The Sun’ shkruan se Henri Osmani, 44 vjeç, i cili dyshihet të ketë grabitur i armatosur banesën e Sterling, ka hyrë në territorin shqiptar më 18 korrik të këtij viti.

Policia shqiptare dhe ajo britanike janë duke kërkuar për të vënë në pranga bandën e hajdutëve. Mes tyre janë edhe Alfred Isufi, 48 vjeç dhe Gerard Kalaja, 22 vjeç, të cilët gjithashtu ndodhen në arrati.

Grupi është i lidhur me 33 bastisje në Surrey, Essex, Kent dhe Herts, që thuhet se kanë fituar 1 milion £.

Sterling u kthye për pak kohë nga Kupa e Botës pas grabitjes së dhjetorit.

Të fundit