Flash News

E-TJERA

Atentati i dyfishtë në Vlorë, gjendet një mjet i djegur, autorët dyshohet se ishin tre

Atentati i dyfishtë në Vlorë, gjendet një mjet i djegur,
Foto Ilustruese

Detaje të reja vijnë nga atentati i dyfishtë në mbikalimin e Panajasë në Vlorë, ku kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa dyshohet të jetë plagosur një tjetër.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se autorët e atenatit kanë qenë tre, njëri në rolin e drejtuesit të mjetit, dhe dy të tjerë në rolin e qitësit.

Raportohet se autorët e kanë ndjekur mjetin në lëvizje dhe më pas kanë qëlluar drejt tij. Makina e viktimave pas të shtënave ka përfunduar në kanal.

Vetëm pak minuta pas ngjarjes në Frakull të Fierit është gjetur një mjet i djegur që dyshohet se i përket autorëve.

 

 

 

Të fundit