Flash News

E-TJERA

Atentat në mbikalimin e Panajasë, breshëri plumbash mjetit në ecje, dy të vrarë

Atentat në mbikalimin e Panajasë, breshëri plumbash mjetit
Pamje nga vendngjarja

Breshëri plumbash janë derdhur mbi një mjet në ecje në mbikalimin e Panajasë në Vlorë. Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vdekur dy persona.

Nga informacionet paraprake dyshohet se në mjet kanë qenë tre persona, ku njëri dyshohet të jetë plagosur.

Atentati vjen ende pa kaluar 24 orë nga dy vrasjet, njëra në Sarandë dhe tjetra në Elbasan.

Një 41-vjeçar u godit dje për vdekje me thikë në një hotel në Sarandë pas një konflikti me dy vëllezërit, Xhanelo dhe Xhoi Tarja, për një vend parkimi.

Madrit Ulqinaku, 33 vjeç, u qëllua me armë zjarri pas një konflikti për motive banale. Viktima dhe 20 vjeçari, autor i ngjarjes, debatuan në ambientet e jashtme të lokalit. 20-vjeçari qëlloi për vdekje Ulqinakun teksa ky i fundit ishte duke hipur në makinë.

Atentat në mbikalimin e Panajasë, breshëri plumbash mjetit Atentat në mbikalimin e Panajasë, breshëri plumbash mjetit

Të fundit