Flash News

E-TJERA

Identifikohen dy viktimat e atentatit në Vlorë, lidhja e 'Shpatit' dhe 'Bushit' me ekzekutimin e 2019-ës në plazh

Identifikohen dy viktimat e atentatit në Vlorë, lidhja e
Në foto/ Shpati Lena, i përfshirë në ekzekutimin e Arben Beqirajt

Janë identifikuar dy viktimat e atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Panajasë në Vlorë.

Bëhet fjalë për Shpati Lenën dhe Halim Xhezon. Viktimat kanë lidhje me një ngjarje të ndodhur në nëntor të vitit 2019. Xhezo njihet ndryshe edhe me epitetin "Bushi".

Lena bashkë me mikun e tij Ariel Kingji akuzohen për rrahjen e Gazmend Alushit, që solli edhe vrasjen e Arben Beqirajt. Ky i fundit ndodhej bashkë me miqtë e tij në lokalin e tyre buzë detit në Vlorë. Gazmend Alushi ishte aty pranë duke shëtitur me kalin në pronësi të Eduart Xhezos.

Beqiraj ishte shqetësuar nga kali dhe pasi debatoi me Alushin e goditi këtë të fundit. Alushi është ankuar tek Eduart Xhezo, pronari i kalit. Xhezo bashkë me dy miqtë e tij, Ariel Kingji dhe Shpati Lena, kanë shkuar të armatosur në lokalin e Beqirajt dhe pasi janë konfliktuar me të e kanë qëlluar duke e lënë të vrarë.

Të fundit