E-TJERA

Atentati në Vlorë, reagon policia: Në mjetin e djegur u gjetën 3 kallashnikovë

Atentati në Vlorë, reagon policia: Në mjetin e djegur u
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me atentatin e dyfishtë që ndodhi pak minuta më parë në mbikalimin e Panajasë në Vlorë.

Sipas policisë, dyshohet se si pasojë e të shtënave janë vrarë dy persona identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Viktimat ndodhen brenda një mjeti tip “Benz” i cili pas të shtënave ka përfunduar në kanal.

Një mjet tip “BMW” është gjetur i djegur në fshatin Çerven në Levan-Tepelenë, e cila dyshohet se i përket autorëve. Brenda mjetit janë gjetur 3 armë zjarri kallashnikov.

Deklarata e policisë:

Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

 

Të fundit