Flash News

E-TJERA

I jepet lamtumira Saimir Hoxhës, Veliu: Ky moment të jetë burim force për të vijuar luftën kundër krimit

I jepet lamtumira Saimir Hoxhës, Veliu: Ky moment të jetë burim

Në ceremoninë e lamtumirës për nënkomisarin Saimir Hoxha, i cili u vra dje në krye të detyrës, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka përcjellë një mesazh lamtumire për të ndjerin. Veliu teksa i ërcjell ngushëllime familjes dhe kolegëve për humbjen, thekson se kjo ngjarje do të shërbejë si një shtysë për të vijuar luftën kundër krimit.

“Këtë pikëllim e kanë shprehur edhe në qindra mesazhe e komente nga dje e sot të dërguara në adresën e Policisë së Shtetit. Të nderuar familjarë të nënkomisar Saimir Hoxhës, ju nuk do të jeni vetëm asnjëherë, jeni pjesë e familjes së madhe, që është Policia e Shtetit, dhe do ju gjendemi përherë pranë. Ky moment i ndarjes nga Saimiri është shumë i vështirë jo vetëm për familjen, por për gjithë policinë, por edhe burim force për të vijuar luftën kundër krimit. Përulemi para trupit të heroit, duke premtuar se nuk na step asnjë moment frike. Çdo vështirësi vetëm na qartëson rrugën, ku të ecim për një shoqëri më të sigurt e më të mirë. U prehsh në paqe miku ynë, të paharruara do të jenë përjetë kujtimi dhe vepra jote”, tha Ardi Veliu.

Nënkomisari Saimir Hoxha u vra dje në Lezhë gjatë një operacioni që po zhvillonte me dy kolegët e tij pasi kishin gjetur një miniparcelë me kanabis. Gjatë kontrollit, ata janë ndeshur me një makinë të dyshimtë, në brendësi të së cilës ndodhej Aldi Rama dhe dy miqtë e tij. Në zbatim të urdhrit të efektivëve, dy miqtë e Ramës kishin paraqitur dokumentet e identifikimit, ndërsa vetë Rama kishte refuzuar.

Në këtë moment ai ka qëlluar kundrejt efektivit duke e lënë të vdekur. Alldi Rama ishte vetëm, 21 vjeç. Në tentativë për tu neutralizuar nga forcat RENEA, Rama u vetëplagos dhe u dërgua në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mëngjesin e sotëm, Aldi Rama ndërroi jetë.

Të fundit