Flash News

E-TJERA

I kërkoi informacion për Tom Doshin, Ambasada Amerikane i përgjigjet Prokurorisë

I kërkoi informacion për Tom Doshin, Ambasada Amerikane i

Ambasada e SHBA-së në Tiranë i është përgjigjur Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me kandidatin e PSD-së, Tom Doshi, i cili kandidon në zgjedhjet e 25 prillit në dy qarqe, në Tiranë e Shkodër,

Ambasada i ka vënë në dispozicion të dhënat për Tom Doshin, i cili kandidon në zgjedhjet e 25 prillit në dy qarqe, në Tiranë dhe në Shkodër, nën siglën e Partisë Socialdemokrate.

Mësohet se Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, pas kërkesës së KQZ-së,  nisi verifikimin kandidatin Doshi. Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi informacion Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me arsyet se pse ai është shpallur ‘non grata’ nga DASH.

Kujtojmë se ai është shpallur ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pasi ka dyshime për përfshirje në korrupsion dhe prej javësh ambasadorja Yuri Kim ka bërë thirrje që kandidatëve me rekorde të tilla tu hiqet e drejta për të garuar në zgjedhje.

Pavarësisht këtij fakti, Doshi u regjistrua në zgjedhje dhe KQZ e pranoi, ndonëse iu drejtua më pas Prokurorisë duke i kërkuar ta verifikojë figurën e tij në kuadër të ligjit të dekriminalizimit

Pas kërkesës së Prokurorisë, ambasada e SHBA i është përgjigjur menjëherë, ndonëse përgjigja mbetet sekret.

Pas përgjigjes edhe të Interpolit sektori i Dekriminalizimit do t’i dërgojë materialet në KQZ, e cila do vendosë nëse do e lejojë apo jo kandidimin e tij.   

Të fundit