Flash News

E-TJERA

I kishte dhënë banesën me qira, identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së 51-vjeçarit

I kishte dhënë banesën me qira, identifikohet autori i dyshuar i

Petrit Vuksani u ekzekutua teksa qëndronte i vetëm në banesën e tij në lagjen “Skënderbegas” në Shkodër. Autori ka hyrë në banesë dhe e ka ekzekutuar, siç dyshohet me automatik.

Autori i dyshuar është i afërm i Vuksanit, të cilit 51-vjeçari i kishte dhënë me qira banesën. Ai është identifikuar si Lekë Vuksani. Dyshohet se viktima dhe autori i dyshuar janë konfliktuar për lekët e qirasë dhe Lekë Vuksani më pas e ka qëlluar me automatik.

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe janë ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e tij. 

“Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V", njofton policia.

 

Të fundit